Telegrafi

‘Tepër i mirë për të luajtur te Portland’ – Damian Lillard lidhet me një kalim te Miami Heat

(Foto: Getty Images)

Njëri nga emrat kryesorë në NBA, Damian Lillard, thuhet të jetë pranë kalimit te Miami Heat.

32-vjeçari është ndër basketbollistët që vazhdimisht lidhet me klube të ndryshme, megjithëse deri më tani thashethemet nuk janë realizuar.

Ai i ka kaluar 11 sezonet e fundit me Portland Trail Blazers, mirëpo kurrë nuk ka luajtur në një finale të NBA e as nuk ka fituar tituj.

Lexo po ashtu Messi, Ronaldo, Fury, Neymar, Hamilton, Federer: 20 sportistët më të paguar të vitit 2022

Përkundër mesatares prej 32.2 pikë e 7.3 asistime për ndeshje, ky ka qenë një tjetër sezon zhgënjyes për skuadrën e tij.

Dhe siç ndodh rëndom në fund të çdo sezoni, Lillard lidhet me klubet tjera, duke qenë se konsiderohet tepër i mirë për të luajtur te Blazers.

Mediat amerikane raportojnë se Miami Heat është destinacioni potencial për të ardhmen e tij. /Telegrafi/