Një grua ka ndarë teorinë e egër ku thotë se njerëzit nuk vdesin kurrë – dhe në vend të kësaj transferohen në një univers tjetër.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joli, e cila e quan veten artiste filozofike, ka mijëra ndjekës në TikTok të cilëve iu thotë disa teori konspirative vërtet tronditëse.
Në një nga videot e saj të fundit, ajo shpjegoi teorinë e Pavdekësisë Quantum që, siç shpjegon ajo sugjeron se “askush nuk vdes kurrë”.
“Teoria e pavdekësisë kuantike sugjeron që askush nuk vdes në të vërtetë, se vetëdija nuk përjeton kurrë vdekjen”, ka thënë teksa flet për teorinë në fjalë.
“Në vend të kësaj, sa herë që vdes në një univers, vetëdija jote thjesht transferohet në një univers paralel ku ju mbijetoni”, u shpreh ajo.
Ajo më pas sugjeron se njerëzit do të zgjohen në një univers tjetër pa kujtuar faktin se ata sapo i kanë mbijetuar një apokalipsi dhe aludimit për të kuptuar se ky është “efekti i ri i Mandelës”.
Efekti është një fenomen që bën të pyesim edhe kujtimet më të zakonshme nga e kaluara. /Telegrafi/
@joli.artistReply to @manpreetthiara97 ##consciousness ##paralleluniverse ##multiverse ##mandelaeffect ##berensteinbears ##ChimeHasYourBack