Telegrafi

Teoria konspirative që lidhet me Katy Perryn (Video)

Njëzet vjet më parë, në SHBA do të ndodhte një krim që mbajti për shumë kohë të angazhuar vëmendjen e publikut amerikan. Në atë kohë një vajze vetëm gjashte vjeçe, e vlerësuar si mbretëresha e bukurisë u gjet e vdekur në depon e shtëpisë, tetë ore pas njoftimit për zhdukjen e saj.

Hetime të shumta gjë zgjaten për një kohë të gjatë, por pa arritur të gjejnë vrasësit dhe përcaktojnë shkakun, u mbyllen disa vite më pas.

Ndërkohë që pas njëzet vitesh një teori qe ngjan si konspirative mundohet të provojë se Jon Benet Ramsey, vajza 6-vjeçare nuk ka vdekur, por e gjitha ka qenë një inskenim i prindërve të saj, (që fillimisht u akuzuan për vrasjen e vajzës së tyre), me qëllim ajo, kur të rritej, të bëhej një yll i famshëm, pikërisht Kate Perry.

Kjo teori konspirative është përpunuar në fakt që në vitin 2014, por ka marre një shtyse ditët e fundit duke pushtuar faqet e para të shume mediave amerikane. Ata që e ushqejnë këtë teori, pretendojnë se e mbështesin atë mbi dy shtylla, në ngjashmërinë e vajzës 6-vjeçare me Kate Perryn dhe dëshira e shfrenuar e prindërve të saj për tu pasuruar.

Sipas Dave Johnson, Jon Benet Ramsey nuk ka vdekur, ajo është thjesht sakrifikuar në emër të fitimit të famës. Gjithsesi, teoria është vështirë të mbahet në këmbë, pasi nuk është e shpjegueshme se pse prindërit duhej të bënin një inskenim të tillë, ndërkohë që vajza e tyre e kish tashme famën që do t’i shërbente edhe në të ardhmen.

https://www.youtube.com/watch?v=FPpH-_k3PQU