Fytyrat publike vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes dhe vazhdimisht thuren tregime të ndryshme për ata, e një ndër ta sa fundmi është e Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.
Bashkëshortja e presidentit amerikan Donald Trump, këto ditë është përfolur shumë për shkak të një detaji që ka nxitur dyshime të mëdha tek shumë njerëz, e në veçanti tek ata që preferojnë të flasin për teoritë konspirative, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar të publikojnë imazhe dhe video të ndryshme, me të cilat pretendohet se Melania Trump në disa raste gjatë paraqitjeve publike është zëvendësuar nga një femër tjetër që i ngjason asaj.
Lidhur me këtë teori janë deklaruar edhe shumë aktorë kryesisht të zhanrit komedi, të cilët me ironi janë munduar të shpjegojnë se si gruaja që shpesh shfaqet përkrah Trumpit, nuk është Melania por një tjetër që mund të ngjasoj me të. /Telegrafi/