Site icon Telegrafi

Tentuat të rrëmbejnë anijen, katër nigerianë prenë vetën dhe kërcënuan marinarët se do t’i infektojnë me gjak të sëmurë

Në përpjekje që të rrëmbejnë një anije dhe të arrijnë ilegalisht në Britani të Madhe, katër nigeriane e kanë prerë vetën dhe me gjakun që iu rridhte që pretendonin se ishte i sëmurë, i kërcënonin marinarët se do t’i infektojnë.

Special Boat Service kanë arritur në anijen Grande Tempa, që lundronte në Thames Estuary që ndodhet në afërsi të Essexit, për të intervenuar në natën kritike të 21 dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Ata kishin hyrë fshehtas para nisjes nga Nigeria, të anijes italiane që transporton mallra dhe nuk janë gjetur për katër ditë, dirsa ditën  pestë u zbuluan nga kapiteni dhe stafi i anijes.

Fillimisht, ata iu hodhën urinë dhe jashtëqitje marinarëve, që e kishin grumbulluar nëpër hapësirat ku qëndruan fshehur, ndërsa kur panë se nuk kanë shpëtim, nisën edhe të presin vetën.

Të ndaluarit, një 20-vjeçar dhe tre të tjerë afër viteve të 30-a, kanë dalë para gjykatës dhe mbi ta rëndon dënimi për kërcënim me vdekje, si dhe frikësim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version