Telegrafi

Tentuan t’i korruptonin policët kufitar me nga 5 e 10 euro, arrestohen dy boshnjakë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në stacionin policor dy boshnjakë, njëri shtetas i Serbisë, tjetri i Maqedonisë së Veriut pasi kishin tentuar tu ofronin mito policëve në pikën kufitare Brnjak.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës.

Detaje të raportit:

PKK Brnjak 02.02.2021 – 19:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

PKK Brnjak 02.02.2021 – 19:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari Boshnjak shtetas i Maqedonisë së Veri, pasi që i njëjti zyrtarit policor i kishte ofruar mito prej 10 euro. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/