Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka arrestuar dy meshkuj të dyshuar që kishin tentuar t’i bashkëngjiten ISIS-it.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që Turqia i kishte dëbuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë tentuar të bashkëngjiten organizatave apo grupeve terroriste në Siri”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/