Telegrafi

Tentuan të vjedhin një televizor, detyrohen ta kthejnë brenda në shtëpi – sepse ishte shumë i madh (Video)

Dy hajna në Teksas u detyruan të largoheshin nga një shtëpi duarthatë pasi një televizor me ekran të sheshtë të cilin tentuan ta vidhnin nuk mund të futej në automjetin që kishin vjedhur për të kryer punën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy të dyshuar u larguan nga një shtëpi në Dallas me një makinë të vjedhur më 17 janar.

Por ata nuk e morën mallin që kishin menduar, sepse vetura që kishin vjedhur për misionin nuk ishte aq e madhe sa për të futur televizorin brenda.

Kështu, ata e futën televizorin përsëri brenda shtëpisë, përpara se të largoheshin.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë në shtëpi, por të dyshuarit ende nuk janë identifikuar. /Telegrafi/