Site icon Telegrafi

Tentuan të vjedhin një market në Prishtinë, arrestohen dy shtetas të huaj

Foto: Ilustrim

Dy persona, njëri shtetas i Marokut dhe tjetri i Palestinës me forcë kanë hyrë mbrëmë në një market rreth orës 23:00 në rrugën “Bill Klinton”, në Dardani.

Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, Policia e Kosovës arrestoi në flagrancë të dy personat e dyshuar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00, kemi pranuar informatën për një rast tentim vjedhje në një market në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë. Informatat e shpejta nga ana e rojeve të sigurisë kanë mundësuar një reagim efikas të policisë që ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy personave të dyshuar, të cilët me forcë kishin depërtuar brenda marketit”, ka thënë Borovci.

Ai po ashtu tha se personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën vjedhje e rëndë në tentativë.

“T. O,  mashkull 25 vjeç, shtetas i Marokut dhe Y.H , mashkull 30 vjeç, shtetas i Palestinës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën vjedhje e  rëndë në tentativë”, tha ndër të tjera Borovci. /Telegrafi/

Exit mobile version