Policia e Kosovës ka ndaluar dy vëllezër në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se kanë tentuar të përfitojnë nga një mashkull mbi 40 mijë euro.
Siç njofton Policia, vëllezërit kanë pretenduar se viktima kishte luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka mbetur borxh, transmeton Telegrafi.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga viktima mashkull kosovar një shumë parash prej 43000€, të cilat sipas tyre viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka borxh. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe banesat e tyre, si prova materiale janë sekuestruar: një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/