Site icon Telegrafi

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar në Gjilan

Foto: Ilustrim

Policia ka njoftuar se katër persona kanë tentuar të bëjnë disa mashtrime rreth një prone e cila ka vlerën 250 mijë euro.

Lidhur me rastin, tashmë janë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa njëri gjendet në arrati.

“Gjilan 19.09.2024, NN. Është raportuar se katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër kosovarë, kanë tentuar që me dokumente të falsifikuara të bëjnë një kontratë te noteri, autorizim për shitje të një parcele në vlerë rreth 250 mijë euro. Gjatë veprimeve hetimore është arritur të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër, ndërsa njëri gjendet në arrati”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version