Telegrafi

Tentuan të kryenin grabitje të armatosur, policia arreston dy të miturit nga Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka arritur të arrestojë dy të dyshuar  të moshës së mitur, të cilët më datën 06.09.2018 kishin tentuar të grabisnin një market.

“Pas një pune operative zhvilluar nga policia janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë pranuar se me datën e lartë shënuar, nën kërcënimin e armës,  kanë tentuar ta grabisin një market.

Është konfiskuar edhe arma e zjarrit e përdorur në këtë rast me një karikator pa fishek”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuarit  janë intervistuar  në prani të kujdestarit dhe  avokateve mbrojtës.

Me vendimin e prokurorit, njëri dërgohet 24 orë në qendrën e mbajtjes kurse tjetri lirohet. /Telegrafi/