Site icon Telegrafi

Tentuan të kryejnë vjedhje, policia arreston dy persona në flagrancë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se sot rreth orës 04:00, zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.

“Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën, për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, dhe kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar;

K. Y, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Gj. K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin për media.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve. /Telegrafi/

Exit mobile version