Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për tentativë vjedhjeje në një market në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur më 15 mars 2025, ndërsa zyrtarët policorë kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i ndalojnë të dyshuarit.
Sipas Policisë, të arrestuarit janë:
A. M., 17 vjeç
E. G., 17 vjeç
A. G., 18 vjeç
L. A., 19 vjeç
A. M., 20 vjeç
Të gjithë janë shtetas të Republikës së Kosovës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Hetuesit policorë po vazhdojnë procedurat hetimore për rastin, si dhe për tre raste të tjera të natyrës së ngjashme, në të cilat dyshohet se mund të jenë të përfshirë personat e arrestuar./Telegrafi/