Arrest me burg caktoi Gjykata e Fierit për Dan Hutrën dhe tre të tjerët, për veprën penale tentativë arratisjeje.
Ndryshe, Dan Hutra, 40-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e tri grave dhe plagosjen tri të tjerave në Tiranë, ka tentuar arratinë nga burgu i Fierit ditë më parë, por është kapur në flagrancë.
Të përfshirë në këtë ngjarje janë edhe Martin Kapllani, lindur dhe banues në Vlorë, të cilit i është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja”.
Geraldo Veizaj, 23-vjeç, lindur dhe banues në Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, po për “Vjedhje”.Si dhe Feti Kovaçi, 27-vjeç, lindur dhe banues ne Vlorë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, po për vjedhje“- thuhet ndër të tjera në njoftim. /Tch/Telegrafi/