Telegrafi

Tentonte ta bindte të largohet me të, momenti kur një grua në Londër shpëton 11-vjeçaren nga burri që i ishte vënë pas

Ky është momenti kur një grua shpëton një vajzë 11-vjeçare në rrugët e Londrës, të cilën tentonte ta joshte një burrë në mes të ditës.

Gruaja madje shihet duke u ballafaquar me burrin që ia kishte vënë syrin vajzës së re, që kishte dalë nga lokali dhe tentonte ta bindte që të largohet me të, transmeton Telegrafi.

Ajo e kishte dëgjuar burrin duke e pyetur vajzën nëse ishte vetëm – dhe kjo bëri që ajo të ndalet dhe të parandalojë rrëmbimin e mundshëm.

Pamjet e kamerave të sigurisë që ka arritur t’i sigurojë Daily Mail, shfaq gruan duke ecur pranë dyshes pak sekonda para se ai të tentonte ta bindte që të largohet me të.

Duke parë se po rrezikohej jeta e vajzës, i kërkoi burrit të largohet kur vajzën e ftoi që të futet në lokal.

Në anën tjetër, burri u largua nga vendi i ngjarjes nga frika se mund të përfundojë në prangat e policisë.

Nga policia e Londrës kanë bërë të ditur se janë vënë në kërkim të dy personave të dyshuar, kurse fotografitë e tyre janë shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/