Site icon Telegrafi

Tenton t’i shmanget tarifave doganore, ndalohet një person në Keqekollë

Policia e Kosovës ka raportuar se ka hasur në një person të dyshuar i cili i ishte shmangur tarifave doganore gjatë kontrollimit të dokumentacionit.

Sipas raportimit të Policisë, rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes, ndërsa automjeti të cilin po e drejtonte i dyshuari është konfiskuar.

“Keqekollë 16.07.2020-13:40. Raportohet se është hasur i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij, ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar se i njëjti i’u është shmangur tarifave doganore. Me vendim të prokurorit automjeti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK. /Telegrafi/

Exit mobile version