Një person të martën rreth orës 03:00 të mëngjesit, është arrestuar pasi kishte tentuar të futet në banesën e ish-bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Ferizaj.
“Është arrestuar një person me inicialet G.SH (M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili duke tentuar të futet me dhunë në banesën e ish-bashkëshortes së tij SH.R ( F/K) e moshës 23 vjeçare, i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”. /Telegrafi/