Site icon Telegrafi

Tenton të vetëvritet një person në Prizren, reagon Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren një person ka tentuar të vetëvritet.

Policia bën të ditur se ka ndërhyrë dhe ka penguar atë që të mos vetëvritet.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar njësitin policore se në lokacionin e lartcekur ka ndërhyrë dhe e kishte penguar një person mashkull kosovar që të mos vetëvritet. Viktima kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version