Telegrafi

Tenton të vetëvritet një 20 vjeçare në Ferizaj, përdor sasi të tepruar të barërave

Foto ilustruese

Një vajzë e moshës 20 vjeçare ka tentuar të kryej vetëvrasje, duke përdorur sasi të tepruar të barërave.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në komunën e Ferizajt.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Dje policia rreth orës 09:00 ka pranuar një informacion se një femër e moshës 20 vjeçare ka përdorur sasi të tepruar të barërave . Ajo pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se rasti është në procedurë të mëtejmë hetimore. /Telegrafi/