Site icon Telegrafi

Tenton të puth në buzë, Egli i kthehet Loredanës: Mos guxo se del me zarf të zi

Vajzat e shtëpisë këto ditë kanë qenë të zjarrta dhe kanë krijuar situata të ndryshme.

E në këtë duket të ketë ndikuar televotimi pasi janë të gjitha në nominim nga një avantazh që pati Krisa Çaushi.

Loredana veçanërisht ka qenë e ashpër dhe ka prodhuar ngjarje të shumta me banoret e tjera.

Foto: Screenshot/TikTok

E një të tillë e pati edhe me Egli Takon, ku në një moment u afrua që ta puthte në buzë.

Lexo po ashtu “Më lodhe trurin, mos më kap ashtu” - Gjesti i ashpër me Egli Takon

Egli nga ana tjetër nuk e lejoi dhe i tha: “Mos guxo se do të dalësh me zarf të zi’.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo e ka përndjekur edhe në dhomë të gjumit, për të kthyer këtë në favor të saj.

Sidoqoftë, pritet të shihet se kush nga femrat e shtëpisë do të eliminohet sonte. /Telegrafi/

 

Exit mobile version