Patrulla policore gjatë patrullimit në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri, ka vërejtur disa persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në Kosovë.
Sipas Policisë, me të vërejtur policinë, të dyshuarit kanë ikur duke lenë në vendin e ngjarjes dy çanta të mëdha në të cilat kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, të cilat janë konfiskuar.
Është njoftua njësiti i Antidrogës. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.
Po ashtu, në pikën kufitare në Vërmicë, është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të autobusit të linjës Tiranë-Tropojë transit nëpër Kosovë, në ulësen ku kishte qenë ulur i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.
Gjithashtu tek i dyshuari në fjalë janë gjetur 20 pako (rizëll) që përdoren për mbështjelljen e substancave narkotike.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari pas intervistimit lirohet rasti në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim