E mitura njofton se para disa ditëve përmes rrjetit social “Instagram” është njoftuar me një person me të cilin është takuar disa herë, me ç’ raste në takimin e fundit i dyshuari ka tentuar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale.
Rasti ka ndodhur të hënë rreth orës 18:20, në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore.
“Viktima është intervistuar në prani të prindit-nënës dhe punëtorit të QPS, kurse të dyshuarit nuk i dihet adresa e banimit. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/