Telegrafi

Tenton ta shkelë shokun me veturë, 25 vjet burg për aksident të qëllimshëm (VIDEO)

Aksidentet në gjithë botën ndodhin nga pakujdesia e ngasësve, por kjo në një shtet të SHBA-së nuk ishte e tillë.

Nicholas Kyle Hoffman nga Maryland me qëllim i dha gaz veturës kur pa një shok të shkollës në rrugë duke e goditur. Edhe pse ishte vetëm 17-vjeç, ai ishte gjykuar si i rritur.

Hoffman u dënua me 25 vjet burg, ndërsa në arsyetimin e tij se pse e goditi shokun e shkollës, tha se i riu kishte vjedhur marihuanë nga miku i tij.

Në gjithë këtë skenë të tmerrshme, pati edhe diçka të mirë: i riu që u godit nga vetura mbijetoi mrekullisht.