Telegrafi

Tenton ta kalojë kufirin Kosovë-Shqipëri, arrestohet

Foto: Ilustrim

Në pikën kufitare Qafë Prush, herët në mëngjes të mërkurën një kosovar u arrestua pasi nuk i respektoi urdhërat e zyrtrëve policorë për të mos e kaluar kufirin.

Megjithëse i është refuzuar dalja në Shqipëri, i njëjti kërkoi të dilte, kurse policia e arrestoi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“SPK Qafë Prush 06.05.2020 – 06:30. Një mashkull kosovar është arrestuar, për shkak se i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, derisa ka kërkuar që të dalë nga Kosova në Shqipëri, pasi të njëjtit i është refuzuar dalja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/