Telegrafi

Tenton ta fus me dhunë në veturë, viktima merr lëndime trupore

Një rast tentim kidnapimi ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt. Vikima femër ka njoftuar se një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij.

Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt. /Telegrafi/