Telegrafi

Tentojnë të kontrabandojnë drogë në shishet e salcës, policia australiane konfiskon 400 kilogramë metafetaminë që kap vlerën e 300 milionë dollarëve

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se ishin munduar të kontrabandojnë  400 kilogramë metafetaminë në Australi, duke e paketuar në qindra shishe të salcës Sriracha, raporton CNN.

Kutitë që ishin dërguar nga Shtetet e Bashkuara për në Sydney, thuhej se përmbanin shishe me salcë të djegës speci, ka njoftuar policia australiane në New South Wales, transmeton Telegrafi.

Por, policia kufitare e Australisë zbuloi se shishet përmbanin sasi të madhe të drogës ndryshe e njohur si meth, vlera e të cilës në tregun e zi kap shumën e rreth 300 milionë dollarëve australian.

Shishet e salcës Srirach janë përdorur me shpresën se nuk do të kapen nga autoritetet e sigurisë, kjo për faktin se kjo lloj salce shitet në mbarë botën. /Telegrafi/