Një person është tentuar të rrëmbehet me forcë në Viti.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, është tentuar që personi të futet me forcë në veturë, mirëpo nuk ka arritur pasi janë kacafytur në mes vete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:20 në fshatin Binqë, Viti.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka tentuar që me forcë ta fut në veturë, mirëpo nuk ka arritur pasi janë kacafytur në mes vete. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/