Telegrafi

Tentoi t’u japë ryshfet policëve që t’i shmanget gjobës në trafik, arrestohet 62-vjeçari në Klinë

Foto: Ilustrim

Me datë 18.10.2023 rreth orës 09:45 deri sa patrulla policore kanë qenë ne pikë kontrolli në Klinë, për t’i shqiptuar gjobën për kundërvajtje në trafik e kanë ndaluar kamionin me targa të huaja, të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari N.B., (viti i lindjes 1961).

Sipas policisë, i dyshuari me qëllim që t’i shmanget gjobës për kundërvajtjen e bërë, ka tentuar tu jap një shumë të parave zyrtarëve policor.

Nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë (NJRHKEK-Pejë), i dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’ është ndaluar për 48 orë.