Kamerat e sigurisë brenda një restoranti të ushqimit të shpejtë në New York, ka kapur momentin kur një avokat që praktikon sportin luftarak jiu-jitsu ‘neutralizon’ hajnin që tenton t’ia vjedhë telefonin.
Kyle, 28-vjeç, po shijonte hamburgerin me djathtë në Taco Bell në Queens, kur një person i panjohur iu afrua nga pas dhe tentoi t’ia vjedhë telefonin, transmeton Telegrafi.
Por hajni me gjasë nuk e dinte se ky avokat prej vitesh praktikon jiu-jitsun, dhe se do ta pësonte rëndë për veprimin që e kishte bërë.
Kamera kapi momentin kur Kyle reagon menjëherë duke ia mbërthyer dorën dhe përplasur për tokë, të cilit më pas ia merr telefonin.
“Ai dëshironte telefonin tim. Më erdhi nga pas dhe më kërkoi para. I thash jo dhe ai u rikthye për të më vjedhur telefonin”, tha Kyle në një postim në Reddit. /Telegrafi/