Policia ka njoftuar se dje rreth orës 12:55 është arrestuar një person pasi që i njëjti është zënë në flagrancë dukë i vjedhur telefonin nga xhepi viktimës femër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke ia vjedhur nga xhepi telefonin, viktimës femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/