Një ruse u arrestuar, pasi kishte veshur macen e saj me rroba që të duket sikur foshnje, kurse në rrobat e saj kishte fshehur drogë.
Pasi u është dukur e dyshimtë, kjo nënë që duket se ishte me dy fëmijët e saj, u mor në pyetje nga policia ruse në qytetin Nizhny Tagil, transmeton Telegrafi.
Ajo po ecte me vajzën e saj në një restort dhe mbante në dorë atë që dukej sikurse foshnje.
E pasi policia kuptoi se gjërat nuk ishin ashtu si dukeshin, ata e kontrolluan dhe brenda rrobave të maces gjetën drogë.
Pas presionit pranoi se tentoi të kontrabandojë drogë, por dështoi keq kur i gjetën lëndë narkotike në rroba.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen policët duke kontrolluar rrobat me të cilat ishte mbuluar macja dhe gjetën qese të vogla me drogë. /Telegrafi/