Telegrafi

Tentoi t’ia merr telefonin nga dora, viktima nuk ia dha – intervenoi policia hungareze duke e përplasur për tokë hajnin

Policia hungareze ka publikuar një video të një tentim vjedhje që është zhvilluar në rrugët e Budapestit.

Në video shihet hajni që i afrohet një burri në mes të rrugës në ‘pikë’ të ditës, transmeton Telegrafi.

Derisa burri ishte duke folur në telefon, sulmuesi tenton t’ia merr telefonin nga dora.

Por burri që ishte viktimë e një tentim-vjedhje nuk u frikësua aspak – kështu me tërë forcën e mbajti telefonin në dorë.

E për fatin e tij, policët ishin në afërsi dhe vrapuan për t’i dalë në ndihmë.

Ata arrestuan hajnin i cili duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritë kur tentoi të kryej vjedhjen, në mes të kryeqytetit hungarez. /Telegrafi/