Një hajn që është munduar t’i shmanget prangave të policisë duke tentuar të ikë nga dritarja e apartamentit, ka mbetur pothuajse i varur jashtë dritares së katit të 22-të.
Policët kinezë ishin futur me forcë në apartament, pasi kishin arritur ta identifikojnë të dyshuarin për vjedhje në një market në qytetin Yitang në provincën Hunan, transmeton Telegrafi.
Videoja e momentit të arrestimit shfaq të dyshuarin duke qëndruar i varur jashtë dritares së katit të 22 të një ndërtese të lartë, ku policëve u deshën të intervenojnë me forcë që ta futin brenda dhe ta prangosin.
“Nëse dorëzohesh ke gjasa të shpëtosh. Je ende i ri”, dëgjohen policët kinezë duke i thënë të dyshuarit për vjedhje.
Megjithatë, në momentin që e futën brenda policët e qetësuan dhe e prangosën. E përveç akuzave për vjedhje në një market, mbi të rëndon një akuzë tjetër për plaçkitje të një banke nga e cila kishte vjedhur 10 mijë yuan (1,140 funte). /Telegrafi/