Site icon Telegrafi

Tentoi t’i jepte ryshfet policit në Vërmicë, shtetasit nga Shqipëria i sekuestrohen dokumentet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Vërmicë, ka ndodhur një rast i dhënies së ryshfetit.

I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë në vendkalimin kufitar në dokumentet e kamionit me të cilin kishte qenë duke udhëtuar kishte vendosur para dhe ia kishte dhënë zyrtarit policor në kabinën e kontrollit për procedura të kalimit kufitar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, me urdhrin e prokurorit të dyshuarit i është sekuestruar dokumenti personal dhe pas procedurave është liruar. /Telegrafi/

Exit mobile version