Telegrafi

Tentoi t’i ikë policisë, pas ndalimit, në veturë i gjenden substanca narkotike

Zyrtarët për Reagim të Shpejtë në Ferizaj, kanë arrestuar një person pasi në automjetin e tij janë gjetur substanca narkotike.

Sipas policisë, në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:26, derisa ishin në pikë kontrolli në rrugën ‘’Driton Islami ‘’ në Ferizaj, sipas planit operativ ‘’Sezona verore-shtimi i masave të sigurisë’’, kanë paralajmëruar me shenjën stop me dritë të policisë për ta ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore, mirëpo drejtuesi i këtij automjeti tenton që t’i shmanget dhe mos t’i ndalet policisë, operatorëve të NJRSH-së, të cilët më pas edhe e ndalojnë”.

Gjatë kontrollimit të automjetit dhe personave, në automjetin e të dyshuarit  me inicialet L.M (M/K) i moshës 35 vjeçar është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë .

I dyshuari është  shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’./Telegrafi/