Telegrafi

Tentoi t’i ikë policisë britanike, shoferi i BMW-së përfundoi duke u përplasur në murin e shtëpisë – filmohet ndjekja si nëpër filma

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur shoferi i pakujdesshëm i një BMW, detyron policinë britanike ta ndjekë nëpër qytet – derisa përfundon i përplasur me veturë në murin e një shtëpie.

Saif Rehman, 23-vjeç, ishte parë nga policia duke vozitur një veturë që dyshohej se ishte vjedhur në Sparkhill në Birmingham, transmeton Telegrafi.

Ai lërë që nuk iu bind urdhrave të policisë për t’u ndalur, por vazhdoi rrugëtimin duke rritur shpejtësinë dhe kalonte nëpër të kuqen dhe vazhdimisht rrezikonte pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Në një moment Rehman u fut në drejtimi e gabuar, dhe gjatë kthesës humbi kontrollin mbi mjetin motorik dhe u përplas në murin e një shtëpie.

Pamjet nga kamera termale e policisë në helikopter, ka filmuar ndjekjen si nëpër filma aksion të Hollywood-it.

Rehman pasi u përplas tentoi të arratiset duke vrapuar në drejtim të panjohur, por u kap nga policia që ishin të shumtë në numër.

Ai u arrestua dhe u dënua nga gjykata në Birmingham me 12 muaj burgim. /Telegrafi/