Telegrafi

Tentoi të vozit motoçikletën me një rrotë, rrëzohet në tokë (Video)

Ky është momenti kur një i ri rrëzohet nga motoçikleta, derisa po tentonte ta voziste me vetëm një rrotë.

Videoja 30 sekondëshe e filmuar nga një motoçiklist tjetër, shfaq momentin kur i riu me helmetë të kuqe në kokë derisa tenton të vozit me njërën rrotë rrëzohet në tokë, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si fillimisht dukej gjithçka në rregull, dhe duke dashur t’i bëjë përshtypje miqve në një moment humb baraspeshimin dhe përplaset në tokë.

Nuk dihet nëse “protagonisti” i videos është lënduar, si dhe deri më tani nuk është zbuluar lokacioni i saktë i pamjeve amatore të filmuara. /Telegrafi/