Site icon Telegrafi

Tentoi të vidhte dyqanin e saj, 82-vjeçarja vuri në punë shkopin për ecje – i dha një mësim të mirë hajnit

Një shitëse nga Anglia, 82 vjeçe, pësoi lëndime të vogla pasi u përball me një hajdut dhe e goditi me shkopin e saj për ecje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të shfaqur nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet se si një pronare e një dyqani në Stoke, Trent, duke ecur drejt një hajni, për ta ndaluar atë të vidhte mallrat e saj.

Ndonëse nuk arriti ta ndalte krejtësisht, plaka ka mundur që ta shtrinte në tokë, duke e detyruar që të largohej vetëm me disa pako të vjedhura cigaresh dhe parash të gatshme.

Lidhur me këtë, policia ka arritur të arrestojë shpejt një 28-vjeçar, i cili dyshohet për këtë grabitje. /Telegrafi/

Exit mobile version