Telegrafi

Tentoi të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër, arrestohet i dyshuari në Aeroportin e Prishtinës

Foto: Arkiv

Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti kishte tentuar të udhëtonte me pasaportë të një personi tjetër.

“Është shoqëruar në stacion i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka tentuar të udhëtojë me pasaportë të një personit tjetër.

Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/