Një 19-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ka tentuar të kalojë kufirin drejt Italisë me dokumente false.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shqiptari nga Kosova i identifikuar si E.H.
Ndërkohë është proceduar penalisht K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/