Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që kishte tentuar të udhëtonte me dokumente të falsifikuara.
I arrestuari sipas policisë është shtetas i Shqipërisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj nga aeroporti me dokumente udhëtimi të një shteti tjetër, e të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/