Telegrafi

Tentoi të tejkalojë kamionin që e kishte para, përplaset me një tjetër që i erdhi nga ana e kundërt – aksidenti i frikshëm i filmuar në Rashkë

Në rrjetet sociale është publikuar një video rrëqethëse e një aksidenti që ka ndodhur në Rashkë të Serbisë, ku një veturë derisa po tejkalonte përplaset me kamionin që vinte nga kahja e kundërt.

Shoferi i veturës derisa po kalonte kamionin që e kishte para vetes, nga ana e kundër e korsisë po vinte një kamion tjetër dhe atë me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.

E duke parë rrezikun që i vinte, shoferi i veturës tenton të kthehet në të majtë dhe të largohet nga rruga, por pa sukses – ai goditet në pjesën e pasme.

Tërë pjesa e pasme e veturës shkatërrohet, kurse kamioni për pak sa nuk përfundoi në humnerë. Nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ka pësuar lëndime. /Telegrafi/