Një burri 51-vjeç, mjekët në Jordani i kanë nxjerrë nga zorra e trashë një top plastike, që e kishte futur brenda anusit me shpresën se do të arrijë të shërohet nga hemorroidet.
Siç raporton Daily Mail, burri është dërguar me urgjencë në spital në Irbid, me objektin e madhësisë së topit të tenisit brenda vrimës së anusit, transmeton Telegrafi.
Burri që shkoi në spital me gruan, u tha mjekëve se e kishte futur topin brenda anusit dy ditë më parë – duke shpresuar se do të shërohet nga hemorroidet.
E mjekët që i nxorën topin prej 7 centimetrave, thanë se nuk kishin vërejtur kurrfarë shenja të hemorroideve. Ata gjithashtu theksuan se pacienti edhe më parë kishte tentuar ta nxjerr topin me ndihmën e kaçavidës dhe lugës.
Për shkak të madhësisë së objektit që i kishte ngecur në anus, mjekët “me kujdes prenë topin” në tri pjesë me ndihmën e aparaturës që ia futën në anus pacientit, dhe krejt në fund ia nxorën copëzat e topit.
Detajet e operacionit që zgjati shtatë orë, janë publikuar në revistën ndërkombëtare që trajton ekskluzivisht ndërhyrjet kirurgjike. /Telegrafi/