Telegrafi

Tentoi të realizojë akrobacione me fluturake në Teksas, u përplas në semaforë – shpëton mrekullisht piloti

Na ndiqni në dy llogaritë tona në Twitter, Telegrafi.com dhe Telegrafi Sport.

Piloti i një aeroplani të vogël që u përplas në semaforët e një autostrade në Teksas, mrekullisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, pavarësisht që përplasja dukej të ishte shumë e madhe.

Aeroplani u përdor në festivalin e paradave ajrore me fluturake në Winnie, ku piloti deshi të tentojë të realizojë një akrobacion, por duket se nuk i kishte bërë mirë llogaritjet, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq momentin kur aeroplani përplaset në semaforët e varur dhe bie në tokë. Piloti duke parë rrezikun që po i kanosej kishte tentuar të ngritet më lartë – por ishte kotë dhe shumë vonë.

Është interesant se edhe në rrugë askush nuk është lënduar, pavarësisht që kishte shumë vetura që në ato momente po lëviznin në të dy kahjet.

E fluturakja e dëmtuar është larguar me një kamion, pasi që ishin krijuar kolona të gjata dhe ishte paralizuar trafiku për më shumë se dy orë. /Telegrafi/