Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Replay 2”.
Arjan Ballcaj ka tentuar të mashtrojë një biznesmen, për të përfituar 200 000 euro, duke u prezantuar si zyrtar i lartë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet dhe 1 celular.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 6, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abc/