Telegrafi

Tentoi të parandalojë përleshjen mes ish-të dashurit dhe partnerit aktual – shtatzëna amerikane qëllohet me plumb në kokë

Shtatzëna Shanis Jang, 31-vjeçe, humbi jetën mbrëmë në New York kur tentoi të parandalojë përleshjen mes partnerit aktual dhe ish-të dashurit.

Pas ahengut të organizuar me rastin që ka mbetur shtatzënë dhe pas hapjes së dhuratave të shumta që i kishte pranuar nga miqtë, në një moment me maskë në fytyrë u shfaq ish-partneri i saj, i cili filloi të grindet me partnerin e saj aktual, transmeton Telegrafi.

Kjo shtatzënë u fut në mes duke tentuar t’i qetësojë, megjithatë ish-partneri i saj shtiu me armë duke e qëlluar. Plumbi që u shkrep nga ish-partneri e goditi shtatzënën që ishte në muajin e tetë në kokë, e si pasojë e plagëve të marra u rrëzua menjëherë në tokë.

Megjithatë policia u shfaq shpejt në vendin e ngjarjes, kurse trupin e pajetë të shtatzënës e kanë gjetur mes dy veturave të parkuara. Pranë kufomës u gjendën edhe tri gëzhoja të plumbave të kalibrit 40.

“Dëgjova të shtënat dhe kur shikova nga dritarja, pashë policët që tentonin ta ndihmonin shtatzënën që tashmë kishte vdekur. I pashë duke i dhënë frymë artificiale dhe duke i bërë masazh në zemër – por pa ndonjë sukses”, ka thënë njëri prej fqinjëve të saj. /Telegrafi/