China Suarez ka tentuar të futet sërish në martesën e çiftit Mauro Icardi dhe Wanda Nara.
Sipas disa mediave argjentinase, 30-vjeçarja kësaj radhe ka përdorur një mikeshë të ngushtë për të kontaktuar me futbollistin e PSG-së.
Një informacion i tillë është konfirmuar edhe nga vetë bashkëshortja e lojtarit përmes profilit të saj, Instagram.
Gjithçka ka ndodhur gjatë ditëve që Wanda ka qenë në Argjentinë për shkak të angazhimeve të ndryshme profesionale.
China Suarez ka përfituar nga fakti që futbollisti ishte i vetëm në kryeqytetin francez për t’i dërguar një mesazh përmes WhatsAppit përmes telefonit të mikut të tij, Marcelo ‘Mancha’ Latorre, pasi ajo është e bllokuar nga Icardi.
Larg nga fshehja e kësaj situate dhe shkaktimi i një krize të re në çift, futbollisti ka rrëfyer atë që i ka ndodhur gruas së tij: “Është e njëjta marrëzi, por dua t’jua them”.
Mauro Icardi ndau me Wanda Naran një pjesë të bisedës, ku aktorja u përpoq ta kontaktonte sërish.
Në imazhin e shfaqur nga biznesmenja në rrjetet e saj sociale, mund të lexoni një ‘Përshëndetje?’ nga një numër i panjohur, por ku mund të shihni foton e profilit të një prej miqve më të mirë të China Suarez.
Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë bashkë pesë fëmijë. /Telegrafi/