Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se lidhur me rastin e ndodhur me datë 17 Janar 2020, hetuesit policorë sot kanë arrestuar personin e dyshuar lidhur me këtë vepër penale.
“Rasti ka ndodhur në një restorant në fshatin Babush, KK Ferizaj , ku pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike, i dyshuari S.A. (m/sh/K) 40 vjeçar, ka qëlluar me armë zjarri në këmbën e djathtë viktimën K.I.(m/sh/k) 37 vjeçar dhe pastaj i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot ka qenë në arrati.
Gjatë arrestimit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale në fjalë.
Gjatë intervistimit në prezencë të avokatit, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën për të cilën ai ngarkohet.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/