Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.
Policia ka thënë se ka ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
“Një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/